Përgjigja në konsultimin publik për Projektligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike

Projektligji i komentuar

E nderuara Ministri e Integrimeve Evropiane,

Po e shkruaj reagimin në lidhje me projektligji për përgjimin e komunikimeve elektronike në këtë formë sepse më jep më shumë mundësi për të adresuar problemet përmes çështjeve më të thella që i ngritë ky projektligj.

Më 2011 kam kryer studimet LLM në Universitetin Leiden si bursist i Young Cells Scheme, ku si pjesë e tezës së diplomës mbi transferimin e të dhënave në transportin ajror kam studiuar kuadrin ligjor të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

Besoj që e keni ndjekur sadopak aferën Snowden, e cila ka zbuluar shkelje masive të të drejtave të qytetarëve amerikan dhe se agjencitë e përgjimit elektronik në SHBA dhe Britani janë jashtë çfarëdo kontrolli ligjor dhe demokratik në dy nga demokracitë më të vjetra në botë. Besoj që ky projektligj duhet të shihet nën dritën e këtyre zhvillimeve.

Së pari, për korrektësi, drafti në këtë formë duhet të riemërohet “për përgjimin masiv të komunikimeve elektronike dhe mbajtjen masive të të dhënave”, kjo e dyta një koncept i ndërlidhur por me probleme tjera.

Ky draft parasheh përgjimin nga AKI pa autorizim të gjykatës, që e bënë atë të papranueshëm në këtë formë. Në SHBA pjesë e skandalit të plasur është pikërisht kjo, që NSA po bënte interpretime të ligjeve që mundësonin përgjimin “incidental” (në fakt shumica janë) të qytetarëve amerikan. Ky draft efektivisht është rikthyer në formën e kaluar, me përjashtim që evidenca nuk mund të përdorët në ndjekje gjyqësore. Por siç e dimë, ka edhe mënyra të tjera të ndjekjes. Kjo mbrojtje do të qëndronte sikur Kosova të kishte një demokraci dhe institucione të forta që do t’i rezistonin kësaj sirene. Nga Snowden kemi kuptuar që NSA rregullisht i ka përcjellë informacione agjencive të rendit të cilat pastaj janë përdorur në procese gjyqësore. Kush do të garantoj që kjo nuk do të ndodhë në Kosovë?

Autorizimi ligjor (Neni 1.2) – Definicioni i autorizimit ligjor ka ndryshime mes versionit shqip dhe anglisht, sidoqoftë është i papranueshëm në të dy gjuhët. Autorizim ligjor duhet të lëshoj vetëm gjykata, ashtu që të sigurohet kontrolli efektiv dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve.

Konfidencialiteti i përgjimit (Neni 8, Neni 7.1) – Qytetarët duhet ta kenë mundësinë të dinë që janë përgjuar dhe të kërkojnë dosjen që mbahet mbi ta, pas periudhës kur është pushuar ndjekja ndaj tyre dhe ruajtja e përgjimeve nuk i shërben më ndonjë arsye të paraparë me ligj.

Asistenca në qasje në të dhënat e subjektit për përgjim (Neni 9) – kjo dispozitë shkel të drejtën e qytetarit për privatësi dhe anonimitet, duke mundësuar zbulimin e identitetit të një personi i cili mund të dëshiroj të qëndroj anonim pa ndonjë arsyetim që do të vlerësohej nga gjykata. Neni thotë se ky informacion nuk mund të përdorët për të përgjuar subjektin, por me AKI-në me qasje të plotë në përgjim, kush do ta garantoj se kjo nuk do të ndodhë?

Siguria e përgjimeve (Neni 10) – Nga Snowden kemi kuptuar për operacionet masive të NSA-së për të infiltruar pajisjet e komunikimit. Një softuer i instaluar në mënyrë të fshehtë në centralet e komunikimit i cili mund të aktivizohet sipas dëshirës thuhej se ishte instaluar edhe në Prishtinë. Përmes kërkesës për instalimin e këtyre pajisjeve, Kosova do t’u mundësoj një shpijunim të tillë palëve të treta miqësore ose armiqësore, qeveritare ose private. Te siguria e përgjimeve, duhet të sigurohet që pajisjet dhe softueri që lejon këtë mundësi është me kod burim të hapur i qasshëm nga të gjithë për t’u siguruar që nuk ka dyer të fshehta (backdoors) të cilat mundësojnë përgjimin nga palët e treta. Besimi i kësaj përgjegjësia AKI-së do të ishte e papranueshme sepse teknikisht do t’ia dorëzonte mundësinë për përgjim AKI-së pa marr parasysh ku vendosen pajisjet e përgjimit ose nëse do të kërkohen urdhrat ligjor edhe për kërkesat nga AKI. Unë dhe organizata FLOSSK ku bëj pjesë jemi të gatshëm të ndihmojmë në krijimin e kritereve për softuer të cilat do të mbronin përdoruesit dhe qëndronin nën kontrollin e vetëm palëve të autorizuara me ligj.

Mbajtja e të dhënave (Neni 12) – Është shqetësuese që Direktiva 2006/24/EC për mbajtjen e të dhënave është përfshirë në këtë ligj. Së pari, a është kërkuar adoptimi i kësaj direktive nga BE-ja? Duke kërkuar mbajtjen e të dhënave për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe atë shumicë absolute që janë të pafajshëm, kjo dispozitë është në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit. Nuk ka asnjë evidencë të pavarur se mbajtja e të dhënave mundëson luftimin e krimit që përndryshe nuk do të ishte e mundur pa të. Në të kundërtën, duke detyruar kompanitë e komunikimit dhe ato që ofrojnë shërbime në internet, për të ruajtur të dhënat, këto të dhëna bëhen pre e infiltruesëve të ndryshëm duke vënë kështu në rrezik masiv privatësinë e qytetareve. Kjo direktivë është jashtëzakonisht e diskutueshme duke u kundërshtuar nga qeveri dhe gjykata të larta në shtetet e BE-së. Ja disa shembuj.

Belgjikë – një rast pritet të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2015.

Irlandë dhe Austri – qytetarë dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në këto dy vende kanë ngritur raste të cilat pastaj Gjykatat e këtij vendi (Gjykata e Lartë në Irlandë dhe ajo Kushtetuese në rastin e Austrisë) i kanë dërguar në GJDBE. Rasti është dëgjuar por akt-gjykimi ende nuk është dhënë. Në Opinionin e tij, Avokati i Përgjithshëm ka thënë se Direktiva si tërësi është në mospërputhshmëri me kërkesat e parapara nga Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian. Sipas Avokatit të Përgjithshëm, Direktiva përbën një ndërhyrje serioze në të drejtën themelore të qytetarëve për privatësi.

Suedi – Komisioni Evropian ka paditur Suedinë për refuzim të transponimit të direktivës edhe 7 vjet pas nxjerrjes së saj duke e kërcënuar me gjobë prej 3 milion EUR.

Slloveni – Komisionari i Informacionit ka ngritur rast në Gjykatën Kushtetuese rreth proporcionalitetit të ruajtjes masive të të dhënave si dhe faktin që po përdorën edhe për arsye të sigurisë kombëtare dhe nga Agjencia e Inteligjencës (të dy këto arsye nuk bien nën krimet e rënda të paraparë me Direktivë).

Republika Çeke – zbatimi i direktivës është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese për shkak të proporcionalitetit. Ngjashëm kanë vendosur edhe Gjykatat në Gjermani, Qipro, Bullgari dhe Rumani. Rumania ka zbatuar direktivën për herë të dytë pasi Komisioni Evropian kishte kërcënuar me dënim prej 30,000 EUR në ditë.

Arsyetimi i Komisionit ka qenë se duke vënë kufij të epërm të mbajtjes së të dhënave në fakt po rritej mbrojtja, por në Kosovë kjo çështje tash është e rregulluar në favor të shkatërrimit të të dhënave, dhe jo mbajtjes. Në cilindo rast, kjo çështje meriton një debat të ndarë nga përgjimi. Kosova nuk e ka sistemin juridik për të garantuar mbrojtjen e këtyre të dhënave.

Nga sa u tha më lartë apeloj që:

a) Të gjitha përgjimet të bëhen vetëm përmes një urdhri të gjykatës;

b) AKI apo institucionet tjera të mos kenë mundësi paralele autonome të përgjimit;

c) Pajisjet e përgjimit të kenë softuer me kod burimor të hapur i cili është publik për të siguruar se bënë atë për të cilën është destinuar dhe asgjë më tepër;

d) Obligimi për mbajtjen e të dhënave të hiqet sepse është jo efektiv, i kontestuar nga shumë Gjykata në bazë të mungesës së proporcionalitetit, rrezikon privatësinë e qytetarëve, dhe sistemi juridik në Kosovë nuk mund të garantoj mos-keqpërdorimin e të dhënave.

Me nderime,

2 thoughts on “Përgjigja në konsultimin publik për Projektligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.