Diçka për tarifat e rrymës

Pika kyçe rreth debatit për faturat tejet të larta të energjisë elektrike është duke u humbur

Çështja nuk është rishikimi vjetor i çmimeve të energjisë elektrike të cilat mund të shkojnë në disa përqind, por dallimi mes tarifave të ulëta dhe atyre larta. Kur të mbërrini 600 kW/h gjatë muajit, gjë që bëhet lehtë, dhe duke pas parasysh se tarifa e lartë zgjat pothuajse gjatë gjithë kohës kur jeni zgjuar dhe duke përdorur pajisje me intensitet të lartë të tilla si ngrohse elektrike dhe ngrohse të ujit, faturat bëhen të papërballueshme.

Më kujtohet që përpara periudha e tarifave të larta nuk zgjatke 0600-2200 si tash. Kishte disa orë me tarifë të ulët rreth mesditës dhe disa më shumë orë në mbrëmje. Gjatë viteve të fundit ka pasur një ndryshim rregullator të kësaj. Por edhe atëherë, njehsorët nuk janë ndryshuar, kështu që nuk ka pas ndonjë efekt të reflektuar në fatura. Megjithatë, në dy vitet e fundit, pronarët e rinj të KEDS-it kanë filluar t’i zbatojnë këto tarifa me njëhsorë të rinj që çojnë në faturat shumë më të larta.

Krahasimi i kostove të energjisë mes Kosovës dhe vendeve të rajonit, që zakonisht bëhet nga mediat dhe disa thinktanke, janë një farsë, sepse ekziston një dallim i madh i shprehur në përqindje në mes të tarifës më të ulët dhe tarifës më të lartë që i tarifohet përdoruesit – 400%. Nuk besoj as në argumentin se struktura e tarifave është komplekse, siç kornizohet problemi nga KEDS-i duke ofruar pastaj gatishmëri për të adresuar këtë problem, për shkak se në praktikë veç dy tarifa bëjnë dallimin: tarifa e lartë nën 600 kW/h i cili në fakt zgjat gjithë ditën për pjesën e parë të muajit dhe tarifa edhe më e lartë mbi 600 kWh e cila zgjat diçka si gjysmën tjetër të muajit për një familje të vogël. Intuitivisht tarifat nuk janë komplekse, problemi është se është pothuajse e pamundur për për të përfituar nga tarifat e ulta për kohë të çfrytëzueshme.

Kur t’bëhen krahasime me vendet fqinje për të gjetur atë që është e arsyeshme, fokusi duhet të jetë në atë se si vendet fqinje kanë strukturuar tarifat e tyre dhe sa ato ndryshojnë mes niveleve. Gjithashtu, mund të shikohet se sa kushton importi gjatë pjesëve të ndryshme të ditës kur KEK-u nuk mund t’i plotësoj kërkesat dhe nëse kontratat më të mira të importit  do t’i lejonin operatorit që ta menaxhoj më mirë ofrimin e shërbimint e jo të dekurajoj çftytëzimin esencial duke i bërë tarifat të papërballueshme.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.