Uebsajti publik si shërbim

Une jam nje qytetar i thjeshte me nevoje per sherbimin XYZ, te cilin e di se do t’ma zgjidhe Ministria ABC. Refleksi i pare eshte ta vizitoj uebfaqen e ministrise ne kerkim te pergjigjes. Aty me prezantohet profili i ministrit ne rend te pare, ministrave te meparshem, zv. ministrave, ndonje lajm protokalar, departamentet e minitrise e pastaj legjislacioni. Te gjitha prej ketyre veshtire se i japin pergjigje te menjehershme pyetjes sime, ndersa legjislacioni eshte shume kompleks per t’u kuptuar nga shumica e qytetareve.

Per nje kohe t’gjate kam pas problem me menyren se si uebsajtet e institucioneve publike jane konceptuar duke mos e pas konsumatorin (qytetarin te cilit i sherbejne) dhe sherbimet qe ata i ofrojne ne qender te vemendjes. Imagjinojeni nje amazon.com ose ebay.com duke filluar me biografine e CEO-ve te tyre – shitjet do t’ishin te vogla. OK, e teprova pak, ka nje interes publik ne biografine e ministrit. Ndoshta postimi i biografise e forcon doren e kryeministrit per te zgjedhur me mire, por ne fund te dites qytetaret nuk i zgjedhin e as nuk i votojne ministrat, e edhe kur ka interesim per ta, kjo do te vlente ndoshta per secilin njehere gjate mandatit kater vjecar dhe ministrat vec kane ekspozim ne media. Nga ana tjeter, nuk eshte se kanalet televizive cdo mbremje numerojne dhe shpjegojne sherbimet qe i ofrojne insitutioneve publike per t’i bere me te qasshme per qytetarin.

Ka disa fije shprese qe po lindin. Uebfaqja e Ministrise se Tregtise dhe Industrise deri diku ishte perparim ne kete drejtim. Edhe faqja e Qeverisë së Kosovës i numeron shume prej sherbimeve me te rendesishme qe ofrohen nga te gjitha insitutcionet ne faqe te pare. Eshte koncept inovativ i cili me sa mbaj ne mend eshte zhvilluar ne fillim te kesaj qeverisje me 2008 por qe qe nga atehere nuk ka pasur ndonje zhvillim tjeter. Ne insitucionin ku punoj i kemi fshehur elementet administrative per t’i vene sherbimet qe i ofrojme — arsyeja perse ekzistojme si institucion publik — ne pah te pare. Me sa di, ky eshte shembulli me i mire qe ekziston ne Kosove.

Perderisa Ministria e Administrates Publike, tash funksioni ne fjale i shendrruar ne Agjenci per E-qeverisje, ka udhezim administrativ se cka duhet te permbaj nje uebfaqe e institucionit publik, ndoshta kjo mund te pasurohet edhe me principet e organizimit qe do t’i theksonin keto elemente, ashtu sic ka bere Qeveria Britanike me principet e saj per dizjanimin e sherbimeve digjitale qeveritare. Shpresoj qe gjate ridizajnimit institucionet tona dhe firmat qe i ridizajnojne keto uebsajte do te mesojne nga praktikat e mira, ose thjesht te pyesin: sa me interes per publikun te cilin e sherbejme eshte kjo qe po e postojme ne faqe t’pare?

One thought on “Uebsajti publik si shërbim

  1. Arianit , sa i perket politikave te ridizajnimit te web faqeve neper Institucionet tona , mendoj qe edhe duhet te bejne disa survey se qka po kerkon popullata . Besoj qe edhe kjo kish me qene mire edhe ne formulimin e web faqeve te Institucioneve , ku edhe Institucioni edhe Qytetari do te ndashin ne fund te kenaqur .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.