Snowdeni dhe ne

Shpijunimet e gjera t’publikut n’Amerike kishin me e bo Stasin gjermano-lindor gjeloz. Megjithate, nuk jam i shqetesum aq per Ameriken. Te drejtat e njeriut ne Amerike e ndjekin lavjerrsin qe e gjene balancen ne kohe me afat-gjate, dhe gjithmone ne drejtim progresiv. Kam bindjen qe Amerika do t’i largohet asaj qe nje gjykates amerikan konsideronte se do ta tmerronte njerin prej baballareve te kombit, James Madisonin.

Qe prej 11 shtatorit eshte zhvillu nje periudhe jashtzakonisht negative ne abuzimet e te drejtave te njeriut ne token Amerikane ne emer te rritjes se sigurise. Shume nga keto ishin teater i sigurise, sic eshte rasti me sigurine e aviacionit, e shume te tjera u bene ne nje moment paniku por qe asnje politikan nuk do t’guxonte t’i terhiqte nga frika se mu ai program do ta linte Ameriken te pambrojtur. Askush nuk deshiron te jete personi pergjegjes per rrezimin e aeroplanave nga celularet, apo?

Ironija eshte qe keto masa nuk e kane rritur nivelin e sigurise, sic mund te deshmohet me sulmet ne Boston. Pra, perkunder buxhetit masiv dhe lirise pothuajse absolute te aparatit te sigurimit per te pergjuar, ata deshtuan per te parandaluar kete rast apo per te parashikuar ngjarje me rendesi si Pranveren Arabe. Sherbimet e inteligjences tash jane vene para nje pyetje bazike: sa sulme terroriste i kane parandaluar? Pergjigjet filluan me 50 raste por pas pyetjeve te metutjeshme duket se pergjigja per zbulimin fillestar te rasteve eshte me afer zeros. Tash kur programit e shpijunimit masiv i jane ekspozuar shqyrtimit te jashtem, balanca do te gjendet ndoshta me afer atij kontinental evropian.

Por kjo nuk do te thote asgje per ne te tjeret jasht amerikes. Si jo-qytetar, ne nuk do te mbrohemi nga Kushtetuta e ligjet amerikane e as nga reformat qe do t’i vejne frere pergjimit masiv. Eshte e rendesishme qe nga bindjet politike Snowden eshte kunder shpijunimit masiv edhe te qytetarve te huaj. Pas Amerikes, sherbimet tjera nga vendet si Kina, Rusia, Britania dhe Franca do te pasojne.

Shpijunimi i personave me cfaredo peshe politike eshte vecanerisht i ndjeshem sepse sherbimet e huaja ne kete menyre mund te fitojne avantazh e bile edhe t’i shantazhojne lideret tane politik. Nese eshte pergjuar Merkel, shancat jane qe kjo po i ndodhe edhe parise politike kosovare. Para pak kohe Prishtina u permend ne sllajdet e Snowdenit si qytet ku nje lloj i pergjimit ishte aktiv. Nje softuer i fshehur (spyware) mund te aktivizohej sipas deshires ne centralet telefonike per te bere pergjimin. Imagjinoni lideret tane politike te cilet mund te binin ne kete rrjete: afera jasht-martesore (ka pas deklarata te besueshme qe nje zyrtar i larte i tanishem ka pas incizim me skena seksuale i cili ishte ne posedim te zyrtareve te huaj), perkatesi jo-standarde seksuale, smundje jo te pranueshme per masat, perdorim substancash narkotike, korrupcion flagrant, sexting etj. T’gjitha keto e bojin skenen politike jashtzakonisht te ndieshme ndaj influences se huaj duke i demtuar interesat kombetare karrshi interesave te huaja. Dyshoj qe keto pergjime i ndihmojne interesat tona te perbashketa, perndryshe paria kryengritese ne veri p.sh. do t’ishte neutralizuar qe moti, dhe pergjimi masiv sic e thashe me larte nuk jep rezultate as ne parashikimin e instabiliteteve, sic deshmohet me Kosoven prej vitit 2004 e ketej.

Perderisa pergjimi elektronik i komunikimit si i vetem, vecaneresht ai masiv, nuk jep rezultat per shkak te numrit te madh te alarmeve te rrejshme apo raportit te sinjalit me zhurmen qe kerkon kapacitete pafund te forces njerzore. Ndersa te inteligjenca njerzore Kosova asnjehere nuk ka qene problem. Partia X raporton pas shpine per partine Y, Y per X e t’gjitha se bashku per VV-ne. Ne njefar menyre edhe pse me motive te ndershkambazave politike ndaj njera tjetres, polikisht ky lloj i intelegjences eshte shume me i vlefshem, pervec nese don me kalu ne sferen e shantazhit te hapur.

Ne periudhe afat-mesme, parija jone politike duhet te supozoj qe po pergjohet. Ajo mund te adoptoj sisteme komunikimi te enkriptuara kur eshte e mundur, e kur nuk eshte e mundur, duhet te ndryshoj sjelljen duke i evituar sistemet elektronike te komunikimit.

Privatsija eshte e drejte themelore njerzore. Ne politike behet edhe me e rendesishme nese deshirojme ta ruajme lirine e veprimit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.