Si mundeni me ndihmu në Wikipedia

Nuk duhet të jeni hulumtues ekspert i Wikipedias për të qenë i aftë të kotribuoni. Realiteti është që Wikipedia ka nevojë për çfarëdo ndihme, sado të vogël, çoftë dhe si formë shlodhjeje gjatë pushimit të kafës. Ndoshta aspekti që më fascinon më së shumti për kontribuesit e Wikipedias janë të gjitha specializimet e ndryshme që janë zhvilluar me kohë. Për shkak të natyrës së softuerit wiki mbi të cilin është ndërtuar Wikipedia, çdo kontribut inkrimental është i mirëseardhur. Sigurisht që një artikull i mirë në vete i përmbanë të gjitha elementet që po i përmendi më poshtë, por specializimi, më i theksuar te versionet e zhvilluara gjuhësore të Wikipedias, ka përparsitë e veta.

Ja disa:

Stampimi i artikujve. Puna më e lehtë që mund të bëni në Wikipedia është ndoshta sinjalizimi i të tjerëve, specialistëve, për punët e nevojshme që duhet të bëhen. Kjo bëhet përmes stampave të numërta të cilat arrijnë këtë por në të njëjtën kohë i tregojnë edhe lexuesit për gjendjen e një artikulli dhe mangësitë e tij.

Thjesht analizojeni shpejt përmbajtjen e një artikulli, identifikoni nevojat dhe mangësitë e tij dhe aplikoni stampën përkatëse. Përveç kutisë informuese, stampat do ta vëjnë edhe kategorinë përkatëse në artikuj për t’i identifikuar më lehtë. Kjo mund të përfshij prej kërkesës për fshirjen e një artikulli të ri (thjesht shkruaje {{grise}} në artikull ) e deri te kërkesa për përmirësimin e gjuhës ose zgjerimin e artikujve për artikujt cung.

Përmirësimi i artikujve. Punoni në zgjerimin e artikujve ekzistues të cilët janë identifikuar për ju përmes stampës/kategorisë cung ose për përmirsim.

Korrigjimi i drejtshkrimit. Kopjoni artikullin në edituesin tuaj të tekstit për korrigjim automatik me veglën e drejtshkrimit dhe kopjoni mbrapa rezultatin e përmirësuar.

Kontrollimi i artikujve. Në një enciklopedi të redaktueshme nga çdokush, referencat nga burimet e jashtme të besueshme janë shumë të rëndësishme. Kontrolloni artikujt për fakte të pambështetura në burime, shtoni burimet aty ku mundeni në rast se e keni literaturën përkatëse ose shënjoni deklaratat ose faktet e pareferuara si të tilla që dikush tjetër ta bëj atë (përdorët stampa {{cn}} për citation needed). Në ndërkohë, këto deklarata do të jenë lehtë të identifikueshme nga lexuesit si deklarata pa referencë dhe do të gjykohen përkitazi.

Kategorizimi. Kategorizimi i fotografive në Commons dhe artikujve në Wikipedia është mjaft i nevojshëm. Shikoni listën e artikujve të pategorizuar ose fotografive në kategori të përgjithësuara (p.sh. Kosovo ose Albania) për të siguruar që prurjet më të reja do të klasifikohen si duhet. Për të bërë kategorizimin e shpejtë dhe të lehtë skedarëve multimedial, aktivizoni veglën Cat-a-lot në Preferencat e Commons. Vegla ju sugjeron edhe kategoritë ekzistuese.

Bashkimi i artikujve. Disa artikuj nuk e meritojnë të jenë të pavarur dhe mund të vendosën në artikuj të tjerë si nëntituj për shkak të përmbajtjes së vogël. Pasi ta bartni materialin, kërkoni fshirjen apo bëni ridrejtimin e artikullit.

Lidhja e e artikujve. Ashtu si edhe uebi, element qenësore i faqeve wiki janë hiperlidhjet mes artikujve të ndryshëm përmes koncepteve qenësore. Shikoni listën e artikujve pa lidhje dhe lidhini fjalët kyçe në artikuj me artikuj tjerë në Wikipedia.

Lidhja e artikujve në shqip me Wikipediat tjera. Wikipedia shqip nuk është më e zhvilluara, kështu që ata që njohin gjuhë të huaja mund të shërbehen edhe me artikuj të atyre gjuhëve. Në momentin që artikulli në shqip lidhet me artikullin me tëmën e njëjtë në anglisht, atëherë robotët softuerik kujdesen që lista e lidhjeve për te gjuhët tjera vazhdimisht të freskohet kur artikujt në ato gjuhë të jenë krijuar. Update! Për të realizuar lidhjen, në databazën Wikidata gjejeni artikullin përkatës në anglisht (p.sh. Gjakova) në fund të së cilit është lista e artikujve në Wikipediat e gjuhëve tjera dhe shtoni gjuhën që mungon.

Gjeolokalizimi. A keni telefon me GPS? Një numër i madh i artikujve dhe fotografive mund të referencohet gjeografikisht. Me telefonin tuaj, i shtoni koordinatat e subjektit.

Ilustrimi i artikujve me imazhe. Fotografitë, ilustrimet dhe animacionet i pasurojnë artikujt. Çdo artikull mund të ketë ilustrimin e vet ndërsa Wikimedia Commons është përplot me material audiovizuel që përdorën në artikujt në gjuhët tjera. Shihni cilët ilustrime janë përdorur në gjuhët tjera dhe çka ka në kategorinë përkatëse në Commons, ndërsa ilustrimin më të mirë përdoreni në artikullin përkatës në shqip. Gjatë edicionit të parë të Wiki Academy Kosovo patëm mbledhur rreth 1 400 fotografi dhe 1550 të tjera në edicionin e dytë, disa prej të cilave më të vërtetë e meritojnë krijimin e artikujve vëtëm për t’i ekspozuar ato te publiku.

Shtimi i galerive të skedarëve nga Commons në artikuj. Pothuajse secila temë në repozitorin e skedarëve multimedial Commons ka më shumë se një skedarë dhe kategorinë përkatëse. Këto kategori mund të shtohen në artikuj ashtu që ata që dëshirojnë to shohin më shumë ilustrime për një subjekt të caktuar në Commons të mund ta bëjnë këtë. Për kategorinë e Gjakovës kodi do të ishte {{Commons category|Gjakova}}.

Editimi i imazheve. Skedarët në Commons mund të përmirsohen duke bërë prerjen më të mirë apo optimizime automatike të elementeve teknike. Pas ngarkimit, do të krijohet një version i ri i skedarit.

Përkthimi i ilustrimeve. Disa nga ilustrimet në Commons kanë shpjegime brenda fotografisë. Këto duhet të përkthehen për të qenë të përdorshme në Wikipediat tjera, duke filluar nga shqipja.

Këto janë vetëm disa mundësi të vogla për të ndihmuar në Wikipedian shqip. Nëse keni të tjera, mos hezitoni t’i përmendni në komente. Mos harroni, përderisa jeni qëllimmirë, kontributi juaj sado i vogël është i vlefshëm dhe mirëpritet në Wikipedia.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.