PTK-DARDAFON.net: Null & Void

Përveç nëse thuhet ndryshe, të gjitha referencat janë në draft kontratën e datës 15 dhjetor 2008 e cila gjendet e plotë në ueb, që është hera e parë që e shoh, edhe pse mediet tjera i janë referuar gjerësisht dokumentit por duke mos e bërë publike. Kjo kontratë nuk është ajo e nënshkruar por me sa është diskutuar nga mediet vetëm përqindja në mes të dy partnerëve ka ndryshuar, nga 22% sa e ka “pranuar” bordi dhe tregohet në këtë kontratë, në 27% që është nënshkruar përfundimisht nga drejtori i përgjithshëm Haxha.

Më herët argumentova pse duhet të ketë çmim rezervë në shitjen e PTK-së.

Kurse këtë herë po e analizoj një aspekt kyç që është përmendur në diskutimet më të hershme mbi privatizimin të PTK-së, nga Avni Zogiani, me sa e mbaj në mend, ndërsa tash diskutimi po fokusohet vetëm në faktin që ndjekja ligjore ndaj menaxherit dhe kryetarit të bordit do t’ia ulë vlerën PTK-së. Përderisa kjo mund të dalë shumë e vërtetë, ndikimi do të varet se si perceptohet rasti dhe është vështirë që paraprakisht të përcaktohet niveli i dëmit. Për më tepër, nëse rasti ndaj tyre mbyllet apo ndërprehet, kushtet e kësaj kontrate do të mbesin. Argumentet që do të diskutohen këtu janë më substanciale.

Termet Ekonomike
Problemi i parë është nëse kontrata është ekonomikisht e favorshme për PTK-në. Besoj që këtu ka dhënë përgjigje Task Force 2, një grup i menaxhmentit të PTK-së i krijuar për ta vlerësuar kontratën. Task Force 2 ka konkluduar që pika ku PTK operon pa humbje është 78% e të ardhurave në favor të PTK-së, një fakt shumë me rëndësi për prokurorin. Numri i prezantuar në kontratën në dispozicion është 22% (Aneksi 2, Seksioni 1) ndërsa ajo përfundimisht e nënshkruar me shumë mburrje nga Dr. Shyqri Haxha është 27% (Koha Ditore, 10 qershor, fq. 3). Pra kontrata është fatkeqësisht ekonomikisht e dëmshme për PTK-në.

Një kënd tjetër argumentimi është që PTK e ofron të gjithë infrastrukturën fizike për përqindjen e saj, duke përfshirë edhe sistemin e faturimit, ndërsa DARDAFON.net vetëm shitjen dhe marketingun. Këtij fakti do t’i kthehem më poshtë.

Problemi i dytë është fakti që PTK fatkeqësisht nuk ka çmim të përcaktuar për shërbimet vetanake (Aneksi 2, Seksioni 1) që ia ofron DARDAFON.net-it (që përfshinë pothuajse çdo gjë përveç disa shërbimeve si roamingu çmimet e të cilave duhet të negocionohen në mes të palëve por që Dardafon mund edhe t’i kontratkoj direkt  me palët e treta (Aneksi 2, Seksioni 2))   ndërsa përqindjet e përcaktuara ndahen nga të ardhurat e përgjithshme të rishitjes nga DARDAFON.net. DARDAFON.net mund t’i mbajë të ardhurat e larta duke i mbajtur qmiment e larta ose duke i ulur qmimet e rritë numrin e konsumatorëve. Nëse kjo e dyta ndodhë, PTK do të jetë para kolapsit të përgjithshëm.

Ndërprerja e Kontratës
Nëse kontrata në fjalë është ekonomikisht e dëmshme, duhet të shikojmë nëse ka mundësi ta ndërpres atë pronari i ardhshëm.

Fatkeqësisht kjo është pothuajse e pamundur të bëhet nga ana e PTK-së përderisa kjo e fundit ka licencën e operatorit mobil, e edhe në rastin kur e humb licencën, PTK duhet ta lajmëroj DARDAFON.net së paku 120 përpara, e që nëse nuk bëhet PTK do të jetë përgjegjëse për humbjet e profit nga DARDAFON.net gjatë asaj periudhe (Seksioni 13.2). Kjo duhet të jetë pjesa më e dëmshme e kontratës sepse efektivisht siguron jetëgjatësi të përjetshme të saj pa marrë parasysh ndryshimit që ndodhin në treg, ndryshimit të strukturës së kostos së dhënies së shërbimeve apo synimeve strategjike të pronarit të ardhshëm.

PTK po ashtu mund ta ndërpres kontratën nëse DARDAFON.net nuk i paguan obligimet financiare 45 ditë pas lajmërimit me shkrim të saj për obligimet (Seksioni 13.3(i)). Por kur konsiderohen termat e favorshëm ekonomik për të, atëherë DARDAFON.net me siguri nuk do ta ketë këtë problem.

Llogaritë
Fatkeqësisht PTK efektivisht duhet t’i pranoj pasqyrat e paaudituara të shitjes që i prezanton DARDAFON.net pa konsekuenca deri në fund të vitit financiar kur kryhet auditimi i pavarur. Përderisa PTK do të ketë ide të nivelit të shitjes sepse ajo në fund të fundit edhe është bartëse e trafikut, kjo pjesë e kontratës nuk i jep mundësi PTK-së përveç se të “punoj së bashku për zgjidhjen e shpejtë të problemeve” me DARDAFON.net ndërsa rezultatet e punës së përbashkët konsiderohen përfundimtare 60 ditë pas përfundimit të tremujorit.

Marketingu dhe suksesi i kompanisë
Arsyeja pse shihni aq shumë marketing nga Z-mobile është mungesa e shpenzimeve të tjera dhe pjesa e e lartë e të ardhurave që DARDAFON.net mbanë. DARDAFON.net mund të ketë buxhet marketingu disa herë më të madh se PTK sepse shpenzimet tjera të saj janë minimale. DARDAFON.net po ashtu nuk do t’ia paguaj PTK-së borxhet e këqija që i shkaktohen të parës (Aneksi 2, Seksioni 1) e as që ka limit të poshtëm me të cilin furnizohet nga PTK.

Zgjidhja
Përderisa e drejta civile nuk jep rrugë për ndërprerje të kësaj kontrate, ka vetëm një rrugëdalje: e drejta penale. Si e tillë, hapja e rastit nga EULEX-i është i mirëseardhur dhe duhet të rezultojë me anulimin (null & void) e kësaj kontrate të nënshkruar në mungesë të votave të mjaftueshme në bord gjatë aprovimit të saj (Koha Ditore, 10 qershor, fq. 3) dhe si rezultat i mos ndjekjes së rekomandimit të Task Force 2, duke bërë kështu shkelje të mirëbesimit nga menaxhmenti. EULEX ka në dorë një rast të sigurt, e nëse dështon në zgjidhjen edhe të këtij rasti, konsekuencat ekonomike për Kosovën do të jenë shumë të mëdha. Deri atëherë, privatizimi i PTK-së duhet të suspendohet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.