Kosovo Open Data Challenge

EU Open Data Challenge (Sfida e BE-së për të Dhënat e Hapura), është një projekt evropian që kërkonte nga publiku të krijoj aplikacione dhe procesime interesante me të dhënat e hapura, kryesisht publike. Më 16 qershor u shpallën fituesit. Sfida është përkrahur nga një varg organizatash duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian dhe Open Knowledge Foundation (OKF) dhe pason iniciativa të ngjashme si data.gov të filluar nga Obama në suazat e premtimeve para-zgjedhore për transparencë qeveritare. Unë nuk po ndalem aq shumë te fituesit të cilët mund t’i studioni edhe vetë sa te idetë implementimi i të cilave do të ishte i mundur dhe me më shumë përfitim për Kosovën

ZNasichDani.sk (Nga Taksat Tona) – është projekt i implementuar në Sllovaki me përkrahjen financiare të Institutit për Shoqëri të Hapur. Faqja zbulon pronarët dhe menaxherët që qëndrojnë prapa kompanive të suksesshme në sigurimin e kontratave shtetërore, duke ndihmuar në zbulimin e konfliktit të interesave, por gjithashtu tregon se sa të mëdha janë shumat e kontratave të dhëna në përgjithësi. Rezultati pasurohet duke krijuar një lidhje në mes të regjistrit të bizneseve dhe të dhënave të organit të prokurimit. Kodi është i mbyllur. Për ta realizuar në Kosovë, shënimet nga regjistri i biznesit ku duhet të merren emrat e pronarëve dhe administratorëve të kompanive duhet të lidhen me të dhënat e KRPP’s ku jepen rezultatet e tenderëve që për momentin bëhet në formate të mbyllura dhe të pastrukturuara .doc ose docx që bënë projektin më të vështirë për t’u implementuar.

opencorporates.com (Databaza e hapur e Botës Korporative) – projekt komercial britanik që mbledhë shënimet publike nga të gjitha regjistrat e bizneseve ku kjo është e mundur. Faqja mbulon mbi 20 territore dhe 13 milion kompani ndërsa thuhet që një qasje e tillë ndërkufitare ka përparësi sepse jep pasqyrë më të plotë për kompanitë ndërkombëtare. Për t’u realizuar në Kosovë, Regjistri i Bizneseve (si dhe çdo institucion tjetër qeveritar) ka nevojë që t’a bëj databazën të qasshme në një format të strukturuar të kuptueshme nga makinat (psh: XML, JSON ose RDF) dhe pastaj këto shënime mund të inkuadrohen në opencorporates.com, të përdorën nga palët e treta për nevojat e tyre, dhe në disa projektet të tjera që po i përmendi këtu. Kodi është e mbyllur por ka API.

openspending.org (Skematizimi i Buxhetit) – është metodë e prezantimit në mënyrë grafike dhe relative se ku shpenzohet buxheti publik. Mund të bëhet në nivel institucioni, komune dhe në nivel qendror ndërsa kategoritë mund të zbërthehen në nën-kategori varësisht prej granularitetit të të dhënave. Mund të përdorën edhe gjuhët të tjera. Është krijuar nga Open Knowledge Foundation, ka kod të hapur (AGPL) dhe ka API për të dhëna. Është lehtë e realizueshme në adresën ekzistuese, buxheti ekziston në mënyrë tabelare dhe është publik. Është shumë e rekomanduar të realizohet si projekt shkolle për student që studiojnë financa apo politika publike. Rezultati grafik mund të integrohet edhe në ueb sajte të tjera.

openpoli.it (Parlamenti i Hapur) – projekt italian që përdorë metodën crowdsource (kontributi i vet vizitorëve, ngjashëm me Wikipedia, në formën adoptoni një politikan) për të ndërtuarë një ditar publik të deklaratave, qëndrimeve dhe votave publike të deputetëve dhe politikajve të tjerë. Kërkon involvimin e madh të përdoruesve. Nuk e di sa mund të funksionoj në Kosovë pasi një kulturë crowdsource  nuk ekziston. Jepet nën kod të hapur GPL i cili duhet të implementohet në versionin kosovar ndërsa të dhënat jepen në formatin XML. Një mënyrë më e qëndrueshme për të implementuar diçka të tillë do t’ishte procesimi automatik i transkripteve dhe votave të parlamentit, të cilat jepen në PDF, format i pa strukturuar për manipulim të lehtë automatik.

politiekinzicht.com (Mprehtësia Politike) – projekt holandez i cili i shndërron deklaratat e parlamentarëve në re fjalësh (word clouds) si një vizualizim të çështjeve me të cilat merren ata. Mund të jetë një projekt i vogël e deri te një projekt më i zgjeruar varësisht prej qasjes në materialin e shkruar. Një shembull i ngjashëm por më i thjeshtë Amerikan është këtu. Kodi është i mbyllur.

Të gjitha këto ide potencialisht mund të realizohen për 12 muaj. Shpresoj që OJQ-të që merren më transparencë dhe monitorim të shpenzimeve publike, donatorët, hakerët, studentët dhe menaxhuesit e të dhënave publike do t’i bëjnë të gjitha këto realitet. Unë jam i gatshëm për të ndihmuar.

E ndryshuar më 17 qershor 12:57 për t’i përmirësuar disa gabime drejtshkrimore dhe faktin që gara ka të bëjë me të dhëna të hapura në përgjithësi, pa marrë parasysh nëse burimi është publik apo privat.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.