Debriefing per Startup Live Casting Prishtina

Me 13 qershor mentorova dhe isha pjese e jurise se Startup Live Casting Prishtina, nje projekt dy ditor per mentorimin e ekipeve ne krijimin e web/tech start-up-ave. Prezantimet moren 10 min nga 5 sa ishte parapare fillimisht ndersa pyetjet e jurise moren 10 min shtese, edhe pse koha e parapare ishte 5. Edhe pse disa keshilla secili nga ne iu dhame grupeve individualisht, nje rikapitulim se cka keto grupe dhe ato qe do te marrin pjese ne ngjarje te ngjashme ne te ardhmen mund te permirsojne eshte me vend.

1. Ekipi. Diversiteti i pervojave ne ekip eshte shume me rendesi. Me sa kuptova, me nje perjashtim, te gjitha grupet ishin ose hakera ose studente te pervojave te tjera por gjithnje te perafert mes njeri tjetrit. Mundohuni me pas diversitet ne ekip, qe duhet te mbahet ne numer te arsyeshem per t’i arrite mundesite e suksesit. Nje ekip i varur nga shume njerez ka me shume mundesi deshtimi (failure points). Apple e Google jane themeluar me nga dy punetore. Merreni te pakten nje person me sens biznesi, dikush qe ka shite dicka ndonjehere qe nuk eshte kerkuar fillimisht nga bleresi.

2. Modelet e monetizimit. Hulumtoni ne internet modelet e monetizimit per te pare cila aplikohet me se miri per biznesin tuaj.

3. Momenti “aha”. Mbajini prezantimet te shkurtra. Ideja duhet te jete e thjeshte ne realizim dhe ne koken tuaj per t’i ulur mundesite e deshtimit dhe zvoglimin e investimit ne rast deshtimi deshtoj. Ideja nuk duhet te kete nevoje per shume shpjegime. Nese duhet, mundesite jane te medha qe qe nuk eshte ideja e duhur. Idete e prezantuara per 10 min do te duhej te ishin te shpjegushme edhe per 2 min. Pjeserishte kjo arrihet duke i hequr shpjegimet anesore. Mos i nenvlersoni njohurite e audiences.

4. Fokusi. Mos u mundoni me i zgjidhe te gjitha problemet e botes me idene tuaj, sepse ashtu vec sa i keni rrite kerkesat e resursve qe ju duhen duke e bere edhe deshtimin potencial me te madh. Zgjidheni nje problem te vogel me mire se sa te gjithe tjeret dhe zgjerohuni globalisht ose shiteni kompanine te dikush si Google. Interneti nuk njeh kufij kombetar.

5. Inovacioni. Disa ide ka mundesi te mos jene shume inovatore por prape te kene sukses. Te tjerat, si rrjetet sociale, eshte me veshtire te konkurrojne me sukseset e llojeve te Facebook per shkak te efektit te rrjetes e cila e ngrite vleren totale te rrjetes me rritjen e numrit te nyjeve.

6. Suksesi i produktit para investimit. Sic e tha edhe Xhakli shume here, investimet i siguroni per t’u zgjeruar, jo per te filluar prej zeros. Deshmimi i suksesit – 50,000 perdoruesit e pare – behet prej xhepit tuaj.

7. Pergatituni per deshtim. Mos u frikesoni nga deshtimi, ajo do te ndodhe. Mos u deshproni nga kritikat, mund t’iu ndihmoje te kurseni kohe e resurse te vlefshme.

8. Zgjedhjet teknologjike. Prejt atyre ekipeve qe e kishin menduar kete problem, zgjedhjet teknologjike ishin me kod te mbyllur. Njeri ekip madje planifikonte te kerkonte fonde nga investitori per te blere licenca per VisualStudio. Nje tjeter do te perdorte Flash. Sigurisht, ky eshte vetem fillimi sepse atehere kerkohen licenca per sistem operativ, server uebi e databaza. Per me teper, keto jane teknologji ne te cilat merr shume kohe te zhvillohet dhe jasht praktikave me te mira te zhvillimit te shpejte te prototipeve, zhvillimit qe lejon numer te madh te perdoruesve, dhe lirise per te modifikuar dhe optimizuar teknologjine baze. Imagjinoni konsekuencat per Google sikur ajo do te ishte e detyruar te shkonte te Microsoft per te licencuar softuerin per fermat e serverave.

9. Fleksibilieti. Edhe pse grupi fitues nuk i pate krejt kriteret te menduara mire, ideja baze ishte e duhur ndersta te tjerat duhet t’i mesojne gjate ekzekutimit. Ideja kurr nuk duhet te jete e perfunduar. Twitter eshte inicuar si nje mjet per koordinimin e grupeve te ngushta, sidomos ne naste krizash, ku SMS ka qene kanli kryesor i komunikimit. Nje fare pageri per ju qe e mbani ne mend e menaxhaur ne ueb. Twitter sot me shtytjen e perdoruesve te saj eshte krejt dicka tjeter.

10. Une mund te jem gabim. Ka shume raste kur idete jane konsideruara te deshtuara por jane treguara te sukseshme me vone.

Kjo ishte e tera. Tash filloni t’i konceptoni e hulumtoni idete per startup dhe barcamp ngjarjet e ardhshme qe ndegjova se po pergaditen per kater muajt e fundit te vitit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.