Ma pak tarifa, ma shume taksa

Kosova asht ba shtet i tarifave. I tarifave 1 euro. Tarife per nxjerrje te vertetimit X, qe pastaj te nxjerresh vertetimin Y. Pagesat bahen ne zyren Z. Pagese per paraqitje te provimit. Pagese cikrrimtare per cdo gje. Secila nga 1 euro, plus nje euro per sherbimin bankar, sigurisht. Per ironi, e vetmja Agjensia Tatimore e Kosoves nuk kishte vendose tarife per dhenjen e certifikates per shlyerjen e taksave.

Taksat jane e drejte sovrane e shtetit qe vendoset mbi qytetaret e tij per te mbledhur te ardhura, te cilat pastaj mund te shpenzohen ashtu si qeveria e sheh te arsyeshme dhe ne baze te percaktimit politik. Perkundrazi, tarifat jane pagesa te lidhura drejtperdrejte dhe ne shkembim me sherbimin qeveritar qe ofrohet.

Si duket ne Kosove te gjitha shtresat e shoqerise e kane perqafu alternativen e tarifave me tane zemren. Historia e kesaj nuk fillon sot. Urat e drunit qe katundart paten ndertu si alternativa te atyne te rrezume prej NATO-s poashtu kushtonin 1 mark ne ate kohe. Ma vone keshilltaret e huej, me deshire me i ba sherbimet publike te vetmbajshme, e inkurajuen kete sistem.

Por kjo asht jashtazakonisht joefikase.

Ndertimi i administrates publike nepermjet tarifave ne vend te taksave ka dy mangesi kryesore. Mbledhja e ketyne tarifave poashtu kushton — relativisht shume per pagesat e vogla, efektivisht tue i ngrite qmimet e pergjithshme te sherbimit nganjehere edhe 100%, per te mos e permendur kohen e shpenzume tue u sorollate neper sportelet e ndryshme. Problemi i dyte asht qe tarifat, edhe pse ne disa raste mund te jene progresive, ne praktike per shkak te shumave te vogla ne pyetje nuk jane aspak ashtu. Kjo ban qe shtresat ma te varfna te popullsise te paguajne nje perqindje ma te madhe te te ardhunave te tyne per sherbimet bazike shtetnore. Fakti qe ne nje mase te madhe jane 1 euro kallxon qe keto tarifa nuk kane ndonje lidhje me qmimin e sherbimit per autoritetin qe e ofron. E kur ajo te percaktohet, cka nese leshimi i certifikates ne fakt kushton 35 cent?

Per ma teper, fokusi te mbledhja e tarifave i pengon keto sherbime me mendu kreativisht ne lehtesimin e sherbimeve. Pse nuk muj me e kerku certifikaten e lindjes nepermjet internetit, e cila do te me dergohet me poste ne shtepi? Pse zyret e urbanizmit mos t’i botojne hartat dhe regjistrat ne internet ashtu qe mos te kete nevoje te pritet ne rend per ta ba verifikimin e pronesise. Pse zyret e urbanizmit mos te bashkpunojne nen kushte te barabarta me sektorin privat per t’iu mundesu atyne qe te ofrojne sherbime me vlere te shtuar? Pse paraqitja e provimeve ne Universitetin e Prishtines nuk ndertohet ne qmimin e semestrit por duhet te paguhet ndamas cdoher nga 1 euro, Nese fokusi asht te 1 euro, keto institucione nuk kane incentive me ia lehtesu jeten qytetarit.

Por problemi asht ma i madhe. Taksimi i gjan e forcon demokracine dhe e lidhe fatin e qytetarit me vendimet e pushtetit, e perfundimisht edhe lojalitetin ndaj shtetit. Pushteti ne Kosove ka kerkuar aq pak nga qytetaret e tij e investimi vullnetar i qytareve ka qene aq i ulet gjate clirimit e ne keto 11 vjetet e fundit sa qe nuk eshte befasi dalja e ulet ne zgjedhje dhe niveli jashtzakonisht i ulet i qytetarise ne pergjithesi. Nga kjo perspektive, perpjekjet e shtuara te qeverise per te mbledhur taksa duhet te mirepriten.

Per ta ndrryshuar ket situate, ka nevoje per ndryshimin e bazes tatimore nga ajo qe asht lehte e realizueshme dhe banale (TVSH, taksat ne dogana e tarifat 1 euro) qe e ndeshkon konsumin e pergjithshem, e sidomos te varfrit, ne at qe asht ma veshtire e realizueshme por qe perfundimisht krijon ni qeverisje ma te drejte: taksim ne te ardhura dhe produkte te luksit. Edhe vemendja e donatorve duhet te fokusohet te ky qellim. Te tjerat bijne ne vend vet.

One thought on “Ma pak tarifa, ma shume taksa

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.