Larg duart nga Kushtetuta

Zerat per amandamentimin e Kushtetutes po vijne e shtohen. E argumentet pse kjo nevoje nuk jane askund. Asht befasi qe nje dokument i votuar nga pothuajse gjithe keta njerez me aplaudim tash na del te mos jete i perkryer. Perpjekja per ta ndryshuar kushtetuten kaq heret tregon nje papjekuri politike, nje deshire per t´i ndryshuar rregullat kur ato nuk u pershtaten lojtarve politik. E perfitimet per qytetarin e Kosoves as nuk po diskutohen.

Argumentet per ndryshimet e nevojshme dhe arsyet pse kjo duhet te behet jane te vakta ose joekzisutese. Nje kerkim i thjeshte ne Google tregon qe debati per ndryshimet e nevojshme, me nje perjatshtim qe do ta diskutoj ne fund, asht pothuajse joekzistent. Kjo perfshine edhe kritikuesit me te zeshem te saj. Perkundrazi, keshillohet qe ta fillojme debatin institucional e pastaj ta marrin vesh se cka nuk po funksionojka.

E vetmja gje qe asht permendur konkretisht asht zgjedhja e drejteperdrejte e kryetarit (ne Kushtetute i quajtur president per t´i plotesuar vanitetet e atyre me dhesire per kete pozite). Por menyra e tanishme e zgjedhjes nuk asht mangesi. Nevoja per pranine e 2/3 (80 nga 120) te deputeteve ne salle asht mbrojtje per Institucionin e Kryetarit, dhe ne perputhje te plote me Nenin 83 te Kushtetutes, e cila e hape kaptinen per kete institucion duke deklaruar, ¨Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës.¨

Terheqja e Pacollit si e tille nuk ishe ndonje ndere qe ai ia beri Kosoves, pa marre parasysh cfare mendimi keni per kualifikimet e tij; ne fund te dites doli qe ai nuk perfaqesonte unitetin e popullit. Pamundesia apo mosdashja e akterve kryesor politike per ta kuptuar kete fakt ishte arsyeja pse u shkaktua kriza. Mostentimi per te negociuar nje kandidat konsensual, e nga ana tjeter tentimi per ta kthyer edhe institucionin e presidentit ne pjese te kulacit politik te negociushem mes fituesve te zgjedhjeve ishte vet problemi. Deshira e atyre qe insitojne ta marrin kete pozite tregon per karakterin e deshiren e shqiptarit per te qene ne krye te odes katunareske proverbiale.

Kushtetuta efektivisht parasheh nje person me besim te madhe ne popullaten e gjere, me karakter te palekundur, me fuqi per t´i ndermjetesuar ngerqet nderpartiakte, refuzuar tendencat per shkelje te Kushtetutes, dhe apartiak. Duke i dhene efektivisht fuqi vetoje parlamentareve me ane te mospjesemarrjes ne votim, sigurohet qe konsensusi asht pjese e procesit te zgjedhjes. Nese do te provohej zgjedhja e nje personi te tille, nuk do t´kishim krize. E mosaftesia per te menduar keshtu asht edhe nje simptome e shoqnise tone te smure, te kapur nga politika.

Ndryshimi i kushtetutes per te lejuar ligjerisht te kunderten asht dobesim i ketij parim te misheruar ne Kushtetute, e jo permirsim i saj, sic interpretohet nga disa. Me e parafrazu nje mik amerikan nga koha kur ende po diskutohej dokumenti: nuk ka ndonje gje te patolerueshme ne draft Kushtetute, kjo nuk asht Kosova me te cilen jam mesuar une.

I vetmi argument konkret qe asht dhene nuk pijka uje. Te tjerat ose jane shume te pergjithesuar ose joekzistente. Nje kerkim ne Google nuk jep asgje konkrete ku qendrokan keto mangesi, pervec se populli nuk paska marre pjese ne hartimin e saj. Kjo iu kujtohet tre vjet pas.

Une dyshoj qe votuesi yne ka aftesi per t´i kapur pasojat e ndryshimeve. Nuk duhet te harrojme qe ne zgjedhjet e 2007-tes deri ne 10% elektoratit ka pase probleme ne mbushjen e fletevotimit — paksa me te komplikuar — ne menyre te plote. Si prisni nga keta njerz te gjykojne ndryshimet e propozuara?

Sigurisht qe edhe mund te kete paqartesi, per at edhe ekziston Gjykata Kushtetuese, per t´i shpjeguar keto paqartesi me gjykates disa prej te cileve kane qene pjesemarres direkt ne procesin e shkrimit. Kush do t´ishte ne pozite me te mire se ata per ta bere kete? Por as ky problem, lehtesishte i zgjedhshem, nuk me duket qe asht  i perhapur. Rastet madhore deri tash jane shkaktuar per shkak te deshires per nje interpretim kufitar te saj, deshirekeq (not in good faith), e jo pse kushtetuta nuk asht e qarte.

Te vetmit qe kane te drejte morale per te kerkuar ndryshime jane antaret e Vetevendosjes. Te pakten keta kane qene refuzues konsistent te saj. Dhe keta nuk shohin gabime ne kushtetute, por qendrime politike te cilat ata mendojne se nuk e reflektojne deshiren e popullit te Kosoves. Argumentet e tyre permbajne saktesishte nenet te cilat ata nuk i pelqejne.

A do ta kene perkrahjen e mases mbetet te shihet. Si do te reagoj ZCN ndaj kesaj, deri tash mospjesemarrese ne kete ¨debat¨, prape mbetet te shihet.

Nuk asht larg qe zerat joserioz per ndryshime, qe mund te mos shkojne askund, apo behen sa per te kenaqur egon e personave te caktuar, vec sa do t´ia zgjasin mandatin me fuqi vetoje nje institucioni te huaj mbikqyres qe mesiguri duhet ta kete kapur frika, e qe duket te kete mbetur i vetmi rojtar i Kushtetutes se Kosoves.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.