Edhe nje mars pa ushtri

Marsi dhe renja e Jasharajve duhet te na kujtoj nenqmimin e deshtimin e madh qe perjetuam si shoqeri ne ate kohe. “Komandanti legjendar” ra pa ushtri, apo me berthamen e ushtrise duke pire qaj ne kodrat e largta e pamundur te afrohet e t’i ofroj ndihme.

Nuk duhet te harrojme as faktin se sa me fat ishim ne luften e kaluar. Nuk duhet te harrojme se rrethanat strategjike ishin ne anen tone, nuk duhet te harrojme qe Rusia ishte vecanerisht e dobet ndersa lider te caktuar boteror ndjenin pendese per deshtimet e tyre ne Bosnje e Ruande, e mediat nderkombetare kishin vendose qe Kosova ishte nje teme me interes per ta. Per krahsim, gjate te njejtes kohe po zhillohej konflikti ne Kongo ndersa numri i viktimave te konfirmuara atje eshte dy milion por pa arritur te breje ndergjegjene e botes.

Nuk duhet te harrojme qe lufta pati sukses vetem pse duke iu falenderu vemendjes boterore Milloseviqi e forcat serbe nuk bene te gjithe ate qe ishin ne gjendje te benin. Nuk duhet te harrojme qe UCK perderisa luftonte e vetme nuk ishte ne gjendje te mbante ne menyre te perhershme as edhe nje front lufte. Nuk duhet te harrojme qe UCK sipas kalkulimeve te mikut te shqiptarve Henry Perrit kishte me se shumti 15,000 trupa ne majen e saj, ndersa gjate bombardimeve te NATO-s vetem 5,000. Ai thote se ne shtator 1998 pas ofensives Serbe, Ramush Haradinaj qe kontrollonte zonen me te madhe operative te UCK-se kishte mbetur me vetem 56 luftetare, e shume prej ketyre ishin kusheri apo fqinj te Ramushit.

Pse ishim me fat heren e kalur nuk do te thote se do ta kemi te njejtin fat heren e ardhshme. Sidomos ne rrethana kur shoqeria Serbia nuk ndihet fajtore per krimet e fundit dhe kur kthimi ne Kosove per t’i bere llogarite njehere e mire mbetet qellim qe Serbet nuk e mshefin. Kush do t’na jete perkrah atehere? Si shoqeri ne duhet t’i vejme qellim vetes qe ne luften e ardhshme, qe shpresoj te mos ndodhe kurr, te jemi ne gjendje ta ndalim armikun ne kufi. Duhet te jemi ne gjendje qe rrugen nje oreshe qe tanku Serb mund ta bej prej kufirit deri ne Prishtine te mos ndodhe kurr, ashtu sic shpesh frikesohem gjate qendrimit ne banesen time ne Prishtine. Duhet te jemi ne gjendje ta mbajme frontin 120 km me Serbine, ta perballojme ushtrine 40,000 anetarshe profesionale te Serbise, me aftesi rektrutimi te mbi 2 milion personave po ashtu te trajnuar. Por kjo nuk mund te arrihet me 3,300 ushtaret qe do t’i kete FSK, me deri ne 15,000 veteran te UCK-se shumica e te cileve nuk kan trajnim formal per te vepruar ne operacione te rregullta por nje pjese e te cileve kane pervoje ne fushebeteje. Ne te njejten kohe, Kosova nuk ka resurse financiare per te mbajte ushtri te madhe, e zhvillimi i shpejte ekonomik dhe i pergjithshem shoqeror eshte po aq i rendesishem per sigurine e kufijve sa edhe nje ushtri e forte.

Per te qene ne gjendje t’u permbahet obligimeve nderkombetare, forca e FSK-se duhet te shendrrohet ne force trajnuese per pjesen tjeter te popullsise se afte e cila do te trajnohej periodikisht e ne menyre te vazhdueshme ne aftesite bazike te gjuajtjes me arme te lehta, taktikave malore dhe fushore, komunikimit, disiplines, operimit ne kushte asimetrike duke perfshi edhe kunderveprimit ndaj forcave ajrore Serbe. Politikisht kjo force do te promovohej si mbrojtje territoriale apo dicka e atij lloji per te qendruar brenda obligimeve nderkombetare. Ky trajnim nuk duhet te kushtoj shume, nuk duhet te zgjate shume dhe duhet te perfshije te gjithe pjesen e afte te popullsise.

Vetem keshtu do ta marrim fatin ne duart tona, e deshtimi i madh i 5,6 e 7 marsit — i cili heren e ardhshme mund te jete fatal — nuk do te perseritet.

One thought on “Edhe nje mars pa ushtri

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.