Privatsia ne Facebook: s’ka

Ne rrethet teknologjike privatsia ne Facebook edhe mund te jete diskutuar, por te tjeret vec klikojne. Ne maj 2010 Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook-ut, pat deklaruar se “periudha e privatsis ka vdekur”. Nuk ishte kjo vezhgim faktik nga Zuckerberg, por nje deshire realizimi i se ciles e ka bere kompanine e tij te vlersohet $50 bilion ne rastin me te fundit. Te dhenat tuaja personale jane shume te vlefshme per kompanite legjitime dhe jo legjitime.

Facebook aplikacioni i cila po perhapet se fundi, Views, thot se tregon numrit e personave qe kane shikuar profilin e perdorusit. Pervec se ky tregim eshte mashtrues, sic tregohet edhe nga numri i njejte qe jepet si rezultat i atyre qe kinse paskan shikuar profilin tuaj, ky aplikacion dhe te tjeret marrin qasje pothuajse te plote ne informatat qe ju apo te tjerat kane postuar per ju ne Facebook.

Skandali me i ri i Facebook-ut eshte ofrimi i adresave te shtepise dhe numrave te telefonit aplikacioneve dhe krijuesve te tyre, si puna e mashtruesve mbrapa Views. Keto aplikacione mund te krijohen nga kushdo, dhe duke gjykuar nga niveli i ulet i vleres qe e ofrojne, mashtrimi (ne ate qe e premtojne) dhe vjedhja e informatave personale duhet te jete qellimi ne shumicen e rasteve. Sic tregohet ne paralajmrim, per te perdorur Views, Facebook (me klikimin tend afirmativ) i jep qasje Views e cila pastaj ndoshta edhe i mbledhe keto informata per ty: “emrin, fotografine, gjinin, rrjetet, emrat e shokeve, dhe te gjithe informatat tjera qe [i keni] ndare me te gjithe.” Per me teper, Views mund t’i qaset shenimeve tuaja edhe nese nuk e hapni aplikacionin. Pra nje parajse e vertete per kerkuesit e ketyre informatave e qarte me shume miq ne rrethin tuaj se sa mendoni se i keni pranuar. Pse Views ka nevoje per fotografine time per kinse te gjetur numrin e personave qe kane shikuar profilin?

Situata ka qene me e keqe. Nje kohe edhe informatat e te gjithe shokeve kane qene ne dispozicion, edhe ne rastet kur ato kane qene ne limitin me te madh te mundshem. Nje aplikacion tjeter i krijuar kohe me pare nga American Civil Liberties Union, nje organizate qe merret me promovimin e te drejtave te njeriut, duke perfshi edhe privatsin, i demostron keto koncepte nepermjet apliakacionin What Do Quizzes Really Know About you? (Cfare me te Vertete Dijne Kuizet Per Ty?). Zhvilluesit e ketij aplikacioni e kane parasysh ironin e perdorimit te nje Aplikacion ne Facebook per te treguar rrezikun e te njejtave. Duket se situata eshte permirsuar paksa qe nga koha e krijimit te ketij aplikacioni, por kjo eshte edhe rezultat i perzgjedhjes se opcioneve shume strikte qe kam bere une e te cilat nuk kane ekzisutar me pare, qe jo te gjithe mund ta kene bere.

Si rezultat i kesaj, e disa problemeve tjera, parimi baze qe duhet ta keni karrshi Facebook-ut eshte qe cfaredo qe keni ne Facebook, konsiderojeni qe eshte publike, pra e qasshme nga kushdo. Forconi nivelin e privatsis (Account> Privacy Settings) ne nivelin me te larte, “Friends only”. Pastaj konfirmoni zgjedhjet qe i keni bere duke i ndjekur instruksionet ne Reclaim Privacy. Mos pranoni aplikacione te zhvillurara nga pale te treta. E kur alternativa me kod te hapur dhe e decentralizuar, Diaspora*, te jete gati per publikun e gjere, kaloni atje. Te dhenat tuaja nuk do te kontrollohen nga nje kompani e cila te vetmin synim e ka qmimin sa me te larte per privatsin tuaj. Dhe me e sigurta fare ne fund, mos postoni informata qe nuk doni te jene publike.

One thought on “Privatsia ne Facebook: s’ka

  1. I tere projekti “Facebook” me duket se eshte krijuar pikerisht per kete qellim – vjeljen e te dhenave personale. Poqese te mos ishte keshtu, FB e ka shume te lehte te vendos rregull mbi keto aplikacione, por ja qe edhe vet i konvenon nje gje e tille.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.