Nëse po mendoni t'ia filloni në Linux

(kolumne per PC World Albanian)

Çdo fillim është i vështirë. Kalimi nga bota familjare me virusa dhe anti-virusa në botën e egër të Linuxit mund të duket e vështirë fillimisht. Fatmirësisht, ju nuk jeni të vetëm në këtë rrugëtim. Përdoruesit e Linuxit janë një komunitet global, të gjithë fanatik në përkrahjen teknike të njeri-tjetrit por me një kod etik të zhvilluar për të rregulluar këtë proces.

Distribucioni – Hapi i parë, përzgjedhja e distribucionit përkatës, është më i rëndësishmi. Nuk është e rastësishme që Ubuntu është distribucioni më i popullarizuar, andaj edhe ju rekomandoj që të filloni me këtë. Ka distribucione edhe më të lehta si puna e Linux Mint, por ku po mbet eksperimentimi pastaj? Pa marrë parasysh çka u tha më lart, përdorni çka përdorin shokët tuaj sepse ato do të jenë përkrahja juaj më e madhe.

Dokumentacioni – Fillojani me dokumentacionin zyrtar në help.ubuntu.com ose http://www.ubuntuguide.org. Të dyja janë të përkthyera në shumë gjuhë botërore. Unë preferoj të dytën, për faktin se organizohet sipas cakut që dëshiron me arritë dhe ndihma shpjegohet në pak hapa.

Forumet – forumi zyrtar http://www.ubuntuforums.org është më i miri nëse keni vendosë me përdorë Ubuntu. Distribucionet tjera kanë forumet përkatëse. Për shkak të madhësisë së komunitetit — mbi 1 milion anëtarë me mbi 1,3 milion postime — shanset janë që edhe dikush tjetër ka pas të njëjtin problem si ju para jush. Andaj rekomandohet që të kërkoni për përgjigje ekzistuese para se t’postoni.

IRC – irc është një protokoll për dhoma bisedimesh në internet i thjeshtë dhe lehtë i qasshëm nëpërmjet uebit në web.freenode.org apo nëpërmjet programit Xchat në kanalin përkatës #ubuntu apo #flossk (dhoma e FLOSSK-ut). Ata më në moshë ndër ju e mbajnë në mend kur mIRC ka qenë i popullarizuar ndër shqiptar – është i njëjti protokoll. Në botën e softuerit të lirë, IRC është mbret. Në dhomën #ubuntu ka të paktën 1500 persona në çdo kohë. Vullnetarë nga çdo zonë kohore janë aty për t’iu ndihmuar. Megjithatë, kodi e kërkon që t’i kaloni hapat më lartë para se të bëni pyetje.

Krejt në fund mbetet miku juaj i përhershëm, Google, me makinën e saj speciale për këtë punë http://google.com/linux. Librat e botuara rreth kësaj fushe, disa prej të cilave mund të shkarkohen pa pagesë në mënyrë legale poashtu janë në ueb për një studim më metodik të Ubuntus dhe Linuxit në përgjithësi. Hakim të këndshëm!

5 thoughts on “Nëse po mendoni t'ia filloni në Linux

  1. Vertet nje shpejgim shume i kapshem dhe mjaft i rrjedhshem, i thjeshte i shkurte por mjaft i dobishem.

    Faleminderit per postimin e ketij artikulli kaq te mire Arianit.

  2. Erisa says:

    Une doja vetem te ju pyesja nese keni ndonje numer kontaktues sepse nuk po e gjeja askund… Faleminderit dhe ju lutem me shkruani prap

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.