Çfarë koncesioni për aeroportin e Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka vlerën me të ultë nga tre margaritarët publik të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka angazhuar në shkurt kompaninë amerikano-holandeze “Naco Innova” për të këshilluar në krijimin e partneritetit publiko-privat (PPP) në aeroport. “Naco Innova” ka ndihmuar edhe në krijimin e PPP-së së aeroporteve të Maqedonisë dhe ka një reputacion të mirë pas veti dhe besim tek investitorët potencial.

Në qershor 2009 Qeveria e Kosovës, pas rekomandimit të firmës këshilluese, ka vendosur që kyçja e kapitalit privat të bëhet nëpërmjet metodës Dizajno-Financo-Ndërto-Opero-Transfero dhe do të përfshijë nga njëra anë “menaxhimin, operimin, dhe mirëmbajtjen” dhe nga ana tjetër “financimin, projektimin, prokurimin dhe ndërtimin e infrastrukturës, të vlerësuar në afërsisht €86 milionë, që përfshin terminalin e ri (25.000m2), kullën e re të kontrollit, platformat e reja”, etj. Qeveria e Kosovës e ka udhëzuar firmën këshilluese që ta përgatisë dosjen e tenderit për shtator me cak që fituesi të caktohet këtë vit.

Këshilluesi dhe Qeveria e Kosovës ka qenë dashtë të mbajnë dëgjim publik para se të vazhdojnë me metodën më të mire të përfshirjes së kapitalit privat, duke përfshi edhe ndërprerjen e procesit të mëtutjeshme, nëse ka nevojë. Por kjo nuk duket se ka ndodhur. Tash kur vendimi për koncesionim është marrë, prapë duhet të lihet mundësia që procesi të shtyhet për kohe të pacaktuar nëse nuk arrihet çmimi i dëshiruar.

ANP ka dyfishin e punëtorëve që i duhet një operatori të madhësisë së ngjashme. Për shembull, Tirana me numër të përafërt të udhëtareve, ka mbërri numrin e 300 punëtorëve vetëm vitin e kaluar. Për krahasim, ANP ka mbi 700. Për shkak të politikave famoze jo të mira të resurseve njerëzore, mesiguri një numër tjetër i personelit poashtu duhet të ndërrohet. Kjo do të shkaktoj problem gjatë procesit tenderues, që ndoshta do të zgjidhet me një rrugë të mesme që i lejon ata punëtorë të qëndrojnë aty për një periudhë të caktuar e pastaj të largohen. Mirëpo, çmimi të cilën e merr Kosova për ANP do të jetë proporcionalisht shumë më i vogël nëse insistohet në mbajtjen (edhe ashtu të përkohshme) të punëtorëve të tepërt. Qeveria e Kosovës dhe sindikata e Aeroportit duhet të jenë të hapur që me gjakftohtësi t’i analizojnë anët pozitive dhe negative të këtij kompromisi, dhe ritrajnimi i punëtorëve që potencialisht, pa e paragjykuar rezultatin, do të mbesnin jashtë duhet të konsiderohet seriozisht që tani.

Është në interesin e Kosovës që kyçja e këtij investitori të mos bëhet për kohë më të gjatë se 20 vjet. Përderisa Kosova dhe bota sot nuk janë në pozitë të favorshme ekonomike, me kohë kjo do të ndryshoj dhe një kontratë në kohë më të gjatë do të ishte e dëmshme për Kosovën. Shuma që do të investohet më lartë poashtu do të bënte sens afatgjatë ekonomik vetëm nëse do të zhvlerësohej jo më gjatë se normat standarde të këtyre aseteve, që zakonisht janë 40 vjet për terminale kurse për pistat e fluturimit dhe platformën 20-25 vjet. Pra, një pjesë e vlerës së investimit shumë të nevojshëm kapital do të mbeteshin pronë e Qeverise se Kosovës në përfundim të periudhës kontraktuale.

Tash të flasim pak për çmimin ideal të koncesionimit të aeroportit. Nëse ANP do të këtë profit mesatar prej €10 milion në vit (për krahasim, Ljubljana ka rreth 1.6 milion udhëtarë dhe €16 milion profit neto), për 20 vjet, norma e interesit vjetor është 5%, dhe hiqen investimet e propozuara kapitale në terminale dhe asete të tjera, Kosova do t’i kishte rreth €330 milion benefit financiar nga operimi i aeroportit. Për të marrë të njëjtin benefit tani, vlera e koncesionit do të duhej ishte €125 milion.

Por nuk është kaq bardh e zi sa tregojnë numrat. ANP dhe Kosova i ka disa mangësi. Ekziston bindja se Kosova nuk ka stabilitet politik, nuk ka sistem ligjor të fortë dhe se dominon korrupsioni. Të gjitha këto, të vërteta apo vetëm perceptime, do të kenë ndikim në çmim. Firmat e interesuara mund të jenë nja dy firma evropiane me investime infrastrukturore, një firme aeroportuale nga Gjirit Persik, dhe dy-tre fonde investive sovrane apo firma aeroportuale të Lindjes së Largët që kërkojnë t’i tërheqin asetet e tyre nga një botë e turbullt financiare.

Nga ana tjetër, nuk besoj se ANP në formën e tanishme do të mund t’i kryente investimet kapitale shumë të nevojshme me të njëjtin efikasitet të operatorit privat, apo se do t’i kryente me përligjjen me të mirë ekonomike. Në ANP janë përmbyllur pesë vite gjatë të cilave janë shpenzuar €40 milion në projekte kapitale, €20 milion prej të cilave në mbikëqyrje dhe këshillime teknike për shkak të licencës se përkohshme dhe mungesës së njohurive vetanake në aeroport. Një raport i agjencisë anti-korrupsion i Kombeve të Bashkuara, OIOS, tregon se ANP ka kaluar më shumë se një vit duke operuar me taxiway të dëmtuar, gjë që e rrit rrezikun për dëmtimin e fluturakeve dhe përfundimisht ngrit edhe çmimin e operimit në ANP. Kompania që do të investon në aeroport do të sillte bashkë me njohuritë e provuara teknike, edhe prestigjin dhe besimin e një marke serioze në biznesin aeroportual. Kjo do të ndikonte në shtimin e shërbimit dhe uljen e çmimit të biletave.

Në fakt, kjo e fundit do të ishte edhe benefiti kryesor për Kosovaret dhe gjithsesi duhet të llogaritet bashkë me pagat dhe çmimin e koncesionit. ANP është konsideruar si njëra nga kompanitë e pakta profitabile publike, por në fakt është më shumë se kaq. ANP është porta kryesore e Kosovës (shih http://arianit.us/blog/?p=46), dhe një kompani serioze në këtë biznes, edhe pse potencialisht do t’i ngriste taksat mbi nivelin e tanishëm, përfundimisht do të shpije drejt ngritjes se kualitetit të infrastrukturës, të shërbimit dhe të normalizimit të çmimeve të biletave që paguajnë bashkatdhetarët. P.sh., nëse një biletë mesatare një-drejtimshe do të kushtonte €200, 1.2 milion udhëtarë shpenzojnë €240 milion në vit në udhëtimet nëpërmjet ANP-ës. Ulja mesatare e biletave edhe vetëm 10% do të thotë kursime financiare €24 milion për konsumatorin në vit apo €794 milion gjatë periudhës 20 vjeçare.

Në të njëjtën kohë, duhet të gjendet guximi që nëse ofertat nuk janë të arsyeshme, të shtyhet tenderi për kohë më të mira. Kjo edhe është rekomanduar në Maqedoni, edhe pse nuk është zgjedhur nga qeveria e atjeshme. Nëse për çmimin e koncesionit vendosë tregu, Qeveria e Kosovës duhet të vendosë për një koncesion të bazuar në interesat gjithëpërfshirëse të ekonomisë së Kosovës.

Shënim: Gjatë llogarive nuk kisha qasje në pasqyrat financiare të ANP-se, edhe pse kjo është kërkesë elementare për çdo kompani publike, e sidomos për një kompani në pronësi të qytetareve të Kosovës me monopol në treg.

//

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.