Si të fitoni Green Card amerikane

Duke aplikuar vetë pa pagesë. Po, po, nëse keni pak aftësi në kompjuter dhe e njihni anglishten apo dikë që njeh anglisht, ju nuk keni nevojë të paguani shuma të mëdha për të aplikuar për lotarinë për Green Card amerikane.

Pra siç po e shihni titulli ishte paksa mashtrues. Nuk ka formulë magjike për të fituar dhe çdo kush që ju premton diçka më shumë se mbushje teknike të formularëve si shërbim, ju ka mashtruar.

Shteti amerikan e ofron këtë lotari pa pagesë si mënyrë për të shtuar larminë e popullsisë në Amerikë (edhe zyrtarisht programi njihet si Diversity Visa). P.sh.: numri veç i madh i kinezëve dhe meksikanëve që shkojnë në Amerikë çdo vit (llogariten 5 vitet e fundit) bën që qytetarët e lindur në këto dy vende të mos jenë asnjëri prej rreth 50,000 fatlumëve që shkojnë për ta shijuar ëndrrën amerikane nëpërmjet këtij programi çdo vit.

Të lindurit në Shqipëri, Bullgari, e shumë shtete Afrikane privilegjohen për shkak të numrit të vogël që hyjnë në Amerikë çdo vit. Të shpresojmë që kur të hapet konkursi këtë vit, kosovarët po ashtu do të jetë në këtë listë të të privilegjuarve si grup më veti.

Procesi hapet më 2 tetor dhe qëndron i hapur deri me 1 dhjetor. Gjatë kësaj periudhe keni mundësi të shkoni në këtë adresë http://www.dvlottery.state.gov dhe ta mbushni aplikacionin.

Çka kërkohet është një fotografi për secilin kandidat me përmasa teknike siç kërkohet për vizë amerikane: d.m.th. 50×50 mm që kap pjesën frontale të fytyrës dhe kraharorit, me prapavijë njëngjyrëshe në një skedar elektronik JPEG jo më të madh se 65 kb.

Po ashtu kërkohen informata personale rreth emrit, vendlindjes (është shteti i lindjes që përcakton pranueshmërinë), profesionit, dhe fëmijëve nën 21 vjeç të cilët po ashtu kanë të drejtë t’u bashkëngjiten prindërve.

Të dy prindërit kanë të drejtë të aplikojnë duke përmendur në aplikacion fëmijët nën 21 vjeç dhe bashkëshortin/bashkëshorten tjetër.

Fëmija 21 vjeç e më lartë duhet të aplikoj ndaras dhe nëse fiton nuk mund të merr prindërit apo anëtarët tjerë të familjes, përveç nëse ka krijuar vetë familje, me ç’rast vlejnë të njëjtat kushte si më lartë.

Kusht tjetër është posedimi i një diplome të shkollës së mesme apo dy vite përvoje punë në një zeje që kërkon së paku dy vite aftësim.

Mbushja e me shumë se një formulari për të njëjtin person ju diskualifikon prej konkurrencës. Po ashtu, edhe nëse fitoni mirëpo keni dhënë shënime jo të sakta, do të diskualifikoheni.

Fituesit lajmërohen me postë të thjeshtë apo ndoshta edhe elektronike gjatë muajve maj-korrik të vitit të ardhshëm, në këtë rast në vitin 2009, me ç’rast fillojnë procedurat tjera rreth organizimit të udhëtimit tuaj dhe vendosjes në Amerike.

Vitin e kaluar ka pas 6.4 milion aplikacione të mbushura ku vendet si Nigeria apo Ukraina prijnë me qindra mijëra. Viti i kaluar ka pasur 0.9 milion më shumë aplikues se ai para tij.

Kjo është e tëra çka duhet të dini. Nëse fitoni falë këtyre instruksioneve, mund t’i dërgoni falënderimet ketu.

Ky shkrim eshte botuar me 29 Shtator 2008 ne Telegrafi.com. Miku nuk e lejon mikun te paguaj per Diversity Visa – shperndajeni te miqte!

4 thoughts on “Si të fitoni Green Card amerikane

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.